Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Përgjithshme, nisën sot trajnimin e rreth 6 500 forcave të policisë, që do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve kuvendore të 18 qershorit.
Trajnimi për rolin e policisë në zgjedhje fillon sot me drejtuesit e nivelit të lartë e të mesëm.
Më pas, do të bëhet trajnimi i trajnuesve, të cilët, deri në fillim të muajit maj, do t’i kalojnë njohuritë e të tyre te të gjitha strukturat policore që do të përfshihen në zgjedhje.
Prezenca e OSBE-së ka organizuar trajnime të tilla prej vitit 2005.
“Zgjedhjet e këtij viti do të jenë një pikë e rëndësishme për konsolidimin e demokracisë dhe performanca e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor do të jetë një përbërës thelbësor i zgjedhjeve të suksesshme”, tha kryetari i prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, sot, në hapje të trajnimeve.
Borchardt tha se zgjedhjet e vitit 2007 qenë të parat ku u shënua mospërfshirja politike e policisë në zgjedhje dhe se raportet e OSBE/ODIHR-it që atëherë kanë folur për një rol pozitiv të policisë në të gjithë procesin zgjedhor.
Borchardt shprehu besimin se Policia e Shtetit do të jetë e pavarur gjatë zgjedhjeve të këtij viti dhe do të veprojë me profesionalizëm dhe dinjitet.
“Megjithëse këto zgjedhje janë një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë, policia duhet të vijojë edhe punën e përditshme, si luftën kundër kërcënimeve transnacionale dhe krimit të organizuar, veçanërisht luftën kundër kanabisit”, shtoi Borchardt.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...