Kandidati për president të Serbisë Luka Maksimoviq, i njohur ndryshe si Ljubisha Preletaçeviq ” I Bardhi” tha se kandidoi në zgjedhjet presidenciale, në mënyrë që t`iu sigurojë qytetarëve një shans për të jetuar në dashuri dhe pa luftë.
Ai këto fjalë i tha në një video incizim që është transmetuar në kanalin e dytë të Radio Televizionit të Serbisë ku edhe theksoi se “dëshiron që ta bashkojë Lindjen dhe Perëndimin, ashtu siç bëri Josip Broz Tito, për të përhapur dashurinë, dhe të mos i dërgojnë fëmijët në luftë”, transmeton Klan Kosova.
Preletaçeviq është kandidati i grupit të qytetarëve “Ljubisha Preletaçeviq I Bardhi (Beli) – tha se është problem i kandidatëve të tjerë për president që nuk e shohin atë si realist, duke theksuar se ata së shpejti do të kuptojnë se ai është shumë realist.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’