Dita Botërore e Shëndetit të Gojës e vendosur nga Federata Dentare Botërore(FDI),organizohet çdo vit më datë 20 mars. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirë qenien.
Higjena e mirë e gojës është shumë e rëndësishme pasi ajo favorizon një shëndet të mirë. Fillimisht Federata Dentare Botërore në Kongresin Botëror Dentar( AËDC),të mbajtur në vitin 2007 në Dubai, vendosi datën 12 shtator dhe deri ne fund të vitit 2012 kjo datë njihej si Dita Botërore e Shëndetit të Gojës. Këtë vit
Federata Dentare Botëror e vendosi ndryshimin e kësaj date duke përcaktuar datën 20 mars.
Sot, në Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“ , në Kosovë realizon ecjen e tretë me radhë, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës).
Ndryshe, mjekët shpjegojnë se që prej moshës një vjeçare e në vazhdim çdo person duhet të kontrollojë dhëmbët dy herë në vit tek stomatologu. Kultura për higjenën orale ashtu si shumë të tjera mësohet që në vogëli, por shifrat për të paktën tre dhëmbë të prishur mesatarisht tregon se tek shqiptarët ajo mungon.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...