Google ADS

Kisha australiane merr 1 mijë ankesa për abuzim seksual me fëmijë

01:37 | 20 Mars 2017
Trina Galanxhi

Më shumë se 1,100 ankesa për abuzim seksual ndaj fëmijëve janë ngritur kundër Kishës Anglikane të Australisë, duke bërë që të nisë një  hetim zyrtar me ngritjen e  një komisioni të posacëm.

Akuzat, që datojnë nga viti 1980 deri në vitin 2015, janë bërë ndaj 569 figurave të kishës, duke përfshirë 247 klerikë të lartë, shkruan “BBC”

Kisha Anglikane ka pranuar se është duke u përpjekur të mbajë viktimat “sa më të qetë” për të mbrojtur reputacionin e saj.

Kryepeshkopi i Melburnit,  Filip Freier  tha se ishte “thellësisht i turpëruar” nga përgjigjet e   kishës mbi këtë skandal.

“Dua t’i shpreh me pikëllim të thellë turpin dhe ngushëllimet e mia të gjithë të mbijetuarve dhe viktimave që janë detyruar të heshtin “,  tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme