Google ADS

I gjejnë 2 kg drogë, shqiptari arrestohet në dhomën e gjumit

01:34 | 20 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një shpërndarës droge me origjinë nga Shqipëria u arrestua nga policia italiane me dy kg substanca narkotike.

Në pranga ka përfunduar 26 vjeçari me iniciale V.M, lindur në Shqipëri dhe banues në Poggibonsi.

Ai është arrestuar në banesën e tij në mes të natës nga karabinierët.

Kontrollet në banesë i kanë gjetur shqiptarit të fshehur në një derë të posaçme në dhomën e gjumit 1.8 kg marijuanë si dhe 200 gramë kokainë (800 doza).

Ai kishte edhe një regjistër të klientëve të tij. Shqiptari është dërguar në burgun e Sienës në dispozicion të prokurorit publik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme