Google ADS

10 mijë dollarë një hamburger?! Ja ku është shitur

22:59 | 19 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një gjë e tillë mund të ndodh vetëm në Dubai.

Asma Al Fahim, themelues i revistës Villa 88, ka pranuar të blejë një hamburger për 10 mijë dollarë, përderisa hamburgeri shitej në një ankand bamirësie, transmeton portali arbresh.info.

dub1

Hamburgeri gjigand i ndërtuar me shtatë copa mishi, djathë, me proshutë dhe me sallatë u përgatit nga Russell Impiazzi, drejtor kuzhinës në Le Gourmet në Dubai.

Dy vite më parë në Dubai ishte thyer rekordi për shitjen e hamburgerit më të shtrejtë, që kushtoi rreth 7 mijë dollarë.

Sipas organizatorëve të ankandit, të ardhurat do të shkojnë për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme