Një mësuese kanadeze e cila jep mësim në një shkollë të vetme në një fshat të Arktikut, ka fituar çmimin ‘Global Teacher Prize” në një ceremoni të mbajtur në Dubai të dielën.
Maggie MacDonnell, u vlerësua për ‘ndryshimin e jetëve të nxënëseve dhe transformim të komunitetit’, e cila ishte kandidate në mesin e 20 mijë aplikuesve nga 179 shtete.
Ajo ka dhënë mësim në gjashtë vitet e fundit në fshatin Inuit të Salluit në Arktik, vend ky që ka një shkallë të lartë vetëvrasjeve.
MacDonnell tha se ka qenë dëshmitare e mbi 10 vetëvrasjeve, raporton Afp.
“Kur vi në mëngjes si mësuese në shkollë, shoh një tavolinë bosh në atë klasë. Ka vetëm heshtje”, tha ajo duke u munduar ti luftojë lotët.
“Faleminderit që i sollët ata në vëmendjen botërore”, shtoi ajo.
MacDonnell ka krijuar një program të aftësive jetësore posaçërisht për vajzat, në një rajon ku shtatzënitë tek adoleshentet janë të zakonshme, me nivele të larta të abuzimit seksual, sipas biografisë së saj.
Shumë mësues në këtë rajon kanë lënë në gjysmë të rrugës vitin akademik për shkak të stresit dhe kushteve të vështira për tu përballuar nga komuniteti autokton.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau uroi MacDonnell përmes një video mesazhi: ” Të gjithë jemi krenarë me ty,” tha ai.
MacDonnell, e cila ka qenë edhe një prind i përkohshëm birësues në komunitetin Inuit, iu dorëzua çmimi në një ceremoni që u hap me një shfaqje nga tenori italian Andrea Boccelli.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor