Google ADS

Mësoni 3 sekretet e Kim Kardashian për të humbur peshë

20:55 | 19 Mars 2017
Trina Galanxhi

Kim Kardashian ka thënë se ‘kushdo që ka lindur fëmijë e di mirë se sa e vështirë është që të kthesh trupin në format e duhura’.

Sipas saj një gjë e tillë kërkon vendosmëri, energji mendore dhe energji fizike, transmeton portali arbresh.info.

Por ja se çfarë bëri Kim Kardashian për t’u kthyer në formë. Ja cilat janë 3 sekretet e saj.

Konsumoni shumë proteina

Kim ka konsumuar ushqime me proteina dhe ka qenë e sigurtë që secili vakt të përmbante një sasi të konsiderueshme proteinash, pasi sipas saj konsumimi i ushqimit me proteina zvogëlon ndjenjen e urisë.

Reduktoni karbohidratet

Sipas dietologës së Kim Kardashian, thelësore është reduktimi i konsumimit të karbohidrateve. Në anën tjetër, ushqimet që përmbajnë sheqer nuk duhet të konsumohen në më shumë se 5 gram.

Konsumimi i yndyrave në çdo vakt

Secilit vakt duhet shtuar yndyrat e nevojshme që ka nevojë trupi. Sidomos yndyrat e nevojshme duhet të konsumohen në drekë dhe darkë. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme