Turqia akuzoi Gjermaninë për hipokrizi pas një mitingu të kurdëve kundër presidentit turk Recep Tayip Erdogan. Rreth 30 000 kurd nga Turqia zhvilluan demonstratën e tyre në Frankfurt ku u mblodhën nga e gjithë Gjermania para festimeve kurde të vitit të ri.
Ata bën thirrje për demokraci dhe i kërkuan turqve kudo që janë që të votojnë jo në referendumin turk të muajit të ardhshëm që në rast se mbështetet, do të rriste ndjeshëm fuqitë e presidentit turk. Gjatë mitingut në qytetin gjerman, shumë prej kurdëve mbanin simbole të partisë së punëtorëve të Kurdistanit, e cila është e jashtëligjshme në Turqi.
Pas mitingut, Ankaraja reagoi ashpër dhe akuzoi gjermanin për standarde të dyfishta pasi lejoi demonstratën. Mes dy vende po zhvillohet një përballje e fortë diplomatike, pasi Gjermania nuk lejoi ministrat turq që të zhvillonin demonstrata pro qeveritare në përpjekje për të nxitur turqit që të votonin pro referendumit dy javë më parë.
Zëdhënësi i presidentit Erdogan, Ibrahim kalin tha se është e papranueshme që në gjermani të shfaqen simbolet e PLL, ndërsa zyrtarë të qeverisë turke nuk lejohen nga Berlini që të takohen me qytetarët e tyre. Kalin tha se Ankaraja kërkon t’i kujtojë Evropës se vendim për referendumin më 16 prill do të merret nga kombi turk dhe jo nga Evropa.
Përballja e Turqisë me Gjermani, po edhe Austrinë dhe Hollandën për të njëjtën çështje është ashpërsuar shumë, saqë Ankaraja ka kërcënuar se nuk do të respektojë më paktin për emigrantët që i dha fund fluksit të refugjatëve që shkonin drejt evropës.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë