E kafshon krokodili përderisa po ushtrohej, futbollisti humb jetën

20:39 | 19 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një futbollist i ri amator nga Mozambiku ka humbur jetën pasi është sulmuar nga krokodili, përderisa po vraponte përgjatë lumit Zambezi.

Tragjedia ka ndodhur në fillim të kësaj jave, ndërsa vdekja e Estêvão Alberto Gino është konfirmuar nga klubi i tij, Atletico Mineiro de Tete, transmeton portali arbresh.info.

hhh

Lojtari 19-vjeçar u sulmua nga një krokodil, pasi u ndal që të pushonte për pak moment. Sipas trajnerit, të gjithë futbollistët kryejnë ushtrimet e tyre përgjatë lumit Zambezi.

“Krokodili ka dalë nga uji papritmas dhe e ka kapur atë për beli. Pas kësaj kafsha është kthyer në lumë”, ka theksuar Carvalho O Tempo.

Ai ka shtuar se trupi i të ndjerit nuk është gjetur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme