Google ADS

Del në shitje një Peugeot, 123 vjet i vjetër (FOTO)

20:28 | 19 Mars 2017
Arbresh.info

Peugeot Type 5 që mendohet se është makina më e vjetër që ka lëvizur në rrugët e Britanisë së Madhe, ka dalë në shitje për rreth 600 mijë euro.

Megjithëse është punuar në vitin 1894, gjendja saj është e shkëlqyer, sepse është mirëmbajtur si duhet dhe nuk është ndryshkur.

Motori i saj i ka të gjitha pjesët origjinale, që është shumë e pazakontë për një veturë 123 vjeçare.

Makina ka lëvizje të rregullt dhe pa ngecje edhe pse, nuk arrin mbi 25 kilometra në orë.

“Në kohën e saj, sigurisht se është dukur si raketë, sepse ka qenë moderne dhe që nuk është parë diku tjetër”, është një koment lidhur me rastin.

Pos që është në gjendje të mirë, ky Peugeot ka edhe histori meqë ka marrë pjesë në disa gara dhe më pas në ekspozita.

k1

k2 k3 k4 k5

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme