Google ADS

AKR e LV shqyrtojnë mundësinë e lidhjes së koalicionit parazgjedhor në zgjedhjet e ardhshme lokale

18:16 | 19 Mars 2017
Arbresh.info

 

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka pritur deputetin e Kuvendit të Kosovës, ish liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme në Mitrovicë dhe për funksionimin e koalicionit AKR-LV që është lidhur para rreth tre muajsh për qeverisjen e komunës së Mitrovicës.

Në takim ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, që njëherësh është edhe kryetar i Degës së LV në Mitrovicë. Kryetari Bahtiri e njoftoi deputetin Kurti për situatën e përgjithshme në komunë, duke e vlerësuar atë si stabile dhe me tendenca të përmirësimit të vazhdueshëm.

“Tensionet e ngritura pas ndërtimit të murit ilegal dhe jo ligjor nga ana e serbëve në cepin veriore të urës kryesore mbi lumin Ibër, kanë rënë dhe tani situata e sigurisë është normalizuar dukeshim dhe nuk dallon nga situatat në komunat tjera të vendit. Fatmirësisht në këtë situatë, pas rrënimit të murit me marrëveshje të institucioneve të nivelit qendror dhe atyre të komunës në veri të Mitrovicës, kontribut ta madh dhanë vet qytetarët e të dyja komunave dhe të të gjitha përkatësive etnike, vullnet I të cilëve ishte që mos te ketë mure ndarëse në qytetin e njohur para lufte për tolerancë ndëretnike dhe ndërfetare”, tha kryetari Bahtiri.

Ai po ashtu e njoftoj deputetin Kurti edhe me zhvillimet tjera në komunë dhe sidomos me veprimet e koalicionit qeverisës në drejtim të zhvillimit ekonomik të komunës.

Kryetari Bahtiri me këtë rast vlerësoi si shumë të suksesshëm funksionimin e koalicionit qeverisës AKR-LV, duke thënë se që prej lidhjes së tij, gjërat kanë ndryshuar për të mirë dhe se hetohet një frymë e re dhe shumë më dinamike e qeverisjes, duke bërë kështu që projektet e planifikuara në të gjitha fushat të përshpejtohen, gjë që edhe është mirëpritur nga qytetarët e Komunës.

Vlerësimin e kryetarit Bahtiri e mbështetën edhe deputeti Kurti e nënkryetari i Komunës e kryetar i Degës së LV në Mitrovicë, Mujka.

Ata u dakorduan që koalicioni të angazhohet edhe më shumë dhe më me përkushtim për realizimin e premtimeve të dhëna qytetarëve për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

Po ashtu, bashkëbiseduesit folën edhe për mundësinë e lidhjes së koalicionit para zgjedhjeve ët ardhshme lokale, në mënyrë që kështu të mbështetet kandidatura e kryetarit të Komunës Agim Bahtiri për qeverisjen e Mitrovicës edhe në mandatin e ardhshëm, duke pas parasysh sukseset gjatë këtij mandati dhe vendosmërinë e palëkundshme për të çuar proceset përpara dhe sidomos për zhvillimin e ekonomik të Komunës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme