Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman paralajmëroi sot se aviacioni izraelit do të shkatërrojë sistemin sirian të mbrojtjes ajrore nëse ushtria e Bashar Al Asad godet sërish kundër avionëve izraelitë që zhvillojnë operacione në Siri.
“Herën tjetër që sirianët do të përdorin sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kundër avionëve tanë, ne do t’i shkatërrojmë pa hezitimin më të vogël”, paralajmëroi Lieberman në një deklarate në radion publike.
Ministri bëri këtë paralajmërim pas një sulmi ajror izraelit të bërë të premten në Siri kundër një transferimi armësh që kishte për destinacion, sipas Izraelit, Hezbollahun libanez.
Ky sulm shkaktoi si përgjigje një goditje me predhe nga Siria kundër një avioni izraelit, por predha u interceptua në kohë.
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra