Për të luftuar kultivimin e lëndëve narkotike dhe krimet e tjera policia e shtetit ka menduar që të përdorë edhe dron.
Mësohet se Policia e Shtetit ka blerë një dron profesional, që ka kushtuar 350 mijë euro dhe pritet të vihet në përdorim nga uniformat blu brenda pak javësh.
Bëhet fjalë për një dron që është i aftë të fluturojë deri në lartësinë 800 metra, nga ku mund të fotografojë, filmojë dhe transmetojë në kohë reale në sallën operative se çfarë ndodh në terren.
Droni, që mund të qëndrojë në fluturim për më shumë se 2 orë, do të jetë në dispozicion kryesisht për mbështetjen e operacioneve policore, patrullimin dhe analizimin e zonave me risk të lartë kriminal apo zonave problematike dhe të thella, sa i takon kultivimit të kanabisit.
Droni aktualisht ndodhet në mjediset e Akademisë së Sigurisë, ndërsa një staf i caktuar është trajnuar dhe certifikuar, pasi për përdorimin e tij nevojitet patentë piloti e veçantë, e barazvlefshme më atë të helikopterit. Ky vit është shpallur edhe si viti ku do ti jepët fund përfundimisht fenomenit të kanabisit, shkruan Gazeta Tema.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë