Vdes fëmija nga shpërthimi i bocës së plinit

15:40 | 19 Mars 2017
Arbresh.info

Një fëmijë nga Gjilani ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i një boce të plinit në shtëpinë e tij.

Sipas Policisë, fëmija është lënduar më 18 janar të këtij viti, ku fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit e më pas në QKUK-Prishtinë, ku edhe ka vdekur.

Rasti i ndodhur nuk është raportuar në polici as nga familjarët e as nga Spitali deri më sot, kur viktima ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Njësitet përkatëse policore dhe prokurori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme