Nesër fillon procesi i repelimit të kafshëve shtëpiake në tërë territorin e Komunës së Rahovecit. Ky projekt do të zbatohet nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës, ndërsa, do të zhvillohet në 4 faza për të përfunduar në fillim të shtatorit.
Repelimi (dezinsektimi i kafsheve) është proces ndërprerjes biologjike të shumimit rriqrave dhe zhvillohet në kuadër të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemoragjike Krime Kongo, e cila është përcaktuar nga këshilli ndërministror, në të cilin Komuna e Rahovecit përfaqësohet nga drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Munib Durguti.
Repelimi i kafshëve do të filloj nga dita e hënë me data 20 mars sipas këtij orari:
Me datë 20.03.2017, në fshatin Senoc ,
Me datë 21.03.2017, në fshatin Polluzhë,
Me datë 22.03.2017, në fshatin Guri i Kuq,
Me datë 23.03.2017, në fshatrat Kramovik dhe Mrasor,
Me datë 24.03.2017, në fshatin Qifllak,
Me datë 25.03.2017, në fshatin Dabidol.
“Nga qytetarët e këtyre fshatrave, rekomandojmë që të përkrahin këtë aktivitet, duke i mbajtur bagëtitë të mbyllura deri sa të kryhet repelimi, poashtu qytetarët ti marrin parasysh rekomandimet e profesionistëve të cilët do të bëjnë repelimin e kafshëve. Repelimi i kafshëve fillon nga ora 08:00 deri në përfundim të plan programit për ditët e caktuara sipas datave”, thuhet në njoftimin e komunës së Rahovecit.
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...