Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim në profilin e tij në ‘Facebook’.
Ai ka postuar një foto të Urës së Mesit në Shkodër, ku e ka cilësuar atë si një monument të rrallë, si dhe ka dhënë edhe lajmin e mirë se ky objekt është përfshirë në programin e restaurimeve.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh spektakolar të Urës së Mesit në Shkodër, një monument i rrallë për teknikën e ndërtimit dhe vlerat arkitektonike, ndërtuar në vitin 1768. Ky monument është përfshirë në projektet e programit IPA2017 për restaurimin e plotë të 13 harqeve elegante të urës, rehabilitimin e peizazhit të mrekullueshëm të rrethinave të lumit Kir dhe për restaurimin e Kalasë së Drishtit”, shkruan Edi Rama.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?