Marrëveshje në mes dy universiteteve shqiptare

10:17 | 19 Mars 2017
Arbresh.info

Fakulteti Juridik i Universiteti “Ukshin Hoti” dhe Fakulteti i Shkencave Politike Juridike i Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike, e cila pritet të kontribuon në zhvillimin e njësive akademike në dy universitetet.

Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar Arif Riza, dekan i Fakultetit Juridik në UPZ dhe PAndon Kume, dekan në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në UAMD.

Marrëveshja u arrit për bashkëpunim për shkëmbimin e eksperiencave mësimorë e shkencore midis të dy universiteteve, me qëllim rritjen e nivelit shkencor e kërkimor, si dhe eficencës së mësimdhënies, këmbimi i mësimdhënësve, kurikulave dhe mënyrat e ndërtimit të programeve bachelor e master ,organizimi i konferencave, sesioneve e simpoziumeve shkencore të përbashkëta, hulumtimi në kërkimin shkencor për fusha dhe tema të interesit të përbashkët, shkëmbimin e profesorëve për ligjërata në të dy universitetet etj.

Delegacioni nga Fakulteti Juridik i UPZ gjatë kësaj vizite në Shqipëri kanë vizituar edhe Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës ku janë takuar më mësimdhënës të këtij fakulteti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme