Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka kërkuar nga të gjithë turqit që jetojnë në Bashkimin Evropian që të bëjnë të paktën pesë fëmijë.
Këtë thirrje të tijën, presidenti turk e ka shpjeguar duke thënë se ata janë e ardhshmja e kontinentit dhe se kjo do të ishte përgjigja më e mirë ndaj “padrejtësisë” ndaj tyre.
“Jetoni në lagjet më të mira. Vozitni makinat më të mira. Jetoni në shtëpitë më të mira. Bëjini jo tre, por pesë fëmijë. Ju jeni e ardhmja e Evropës. Kjo do të jetë përgjigja më e mirë kundrejt padrejtësisë ndaj juve”, tha Erdogan.
Komentet vijnë në një kohë kur Erdogan po kërkon votën për referendumin për ndryshim të Kushtetutës që do t’i jepte atij më shumë pushtet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...