Nëse gjatë gatimit të kafjallit keni hasur vezë me pikë të kuqe në të verdhët e saj, me siguri jeni brengosur dhe keni pyetur që veza e këtillë a është e sigurt të hahet?
Çfarë vërtet është ajo pika e kuqe dhe a është e rrezikshme për shëndetin tonë:
Ç’është pika e kuqe në vezë?
Pika e kuqe është gjak. Mirëpo nuk është ky sinjal që veza është e prishur, por fjala është për kapilarin e pëlcitur në vezoret e pulave, transmeton Telegrafi.
Kjo mund të shkaktohet nga shumë gjëra duke përfshirë plakjen e pulës dhe mënyrën e të ushqyerit të saj, por kjo nuk është një shenjë se pula është e sëmurë apo është keqtrajtuar në njëfarë mënyre.
Sa janë të zakonshme pikat e kuqe?
Goxha rrallë mund të hasni në vezë me pikë të këtillë. Të gjitha vezët komerciale përzgjidhen, kontrollohen dhe ndahen në mënyrë që të shmanget kjo gjë. Megjithatë, një numër i caktuar i vezëve me pikën e këtillë arrin që të kalojë nëpër sistemin rigoroz të kontrollit.
Shumica e vezëve me njolla gjaku sortohen përmes këtij procesi të ndriçimit, por disa prej tyre mund të ngelin. Nëse keni pulat tuaja që i mirëmbani, ose bleni vezë nga ndonjë fermë, ju mund të merrni herë pas here ndonjë vezë me njolla gjaku.
Çfarë të bëhet me vezën nëse ka këtë pikë gjaku?
Kjo nuk është shenjë që do të duhej ta hidhni poshtë. Vezët e tilla janë plotësisht të sigurta, mirëpo nëse ju pengon gjaku, mund ta hiqni me maje thike dhe të vazhdoni të gatuani kafjallin.
Me pak fjalë: këto njolla të kuqe ndoshta duken të këqija, por janë krejtësisht normale.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...