Google ADS

5 mënyra se si mund të ndryshojë bota me presidentin Trump

22:34 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

1. Tronditet NATO

Donald Trump gjithnjë ka qenë kritik i madh i Aleancës Veri-Atlantike, e cila konsiderohet themel i politikës së jashtme amerikane për më shumë se 60 vjet.

Ai e ka sulmuar këtë organizatë disa herë duke i quajtur anëtarët e saj si aleatë mosmirënjohës, që përfitojnë nga zemërgjerësia e SHBA-ve.-transmeton arbresh.info.

Trump ka ngritur shqetësime lidhur me shpenzimet në sektorin e mbrojtes. Dihet se anëtarët e NATO-s nuk shpenzojnë as 2 % të GDP-së në mbrojtje derisa financimi kryesor bëhet nga Shtetet e Bashkuara.

2. Rivënie e raporteve me Rusinë

Gjatë kampanjës zgjedhore në SHBA, Trump kishte thënë fjalë të mira për presidentin rus Vladimir Putin duke e quajtur lider të fortë dhe kishte shprehur haptazi dëshirën për të pasur marrëdhënie të mira me të.

Krejt kjo ndodhi para se inteligjenca amerikane zbuloi se Putin kishte qenë përgjegjës për hakimin e emaileve të Partisë Demokratike gjatë fushatës. Publikimi i këtyre dosjeve ndryshoi perspektivën e presidentin amerikan ndaj Putin.

3. Fund i tregtisë së lirë

Politikat e Trumpit ndaj tregtisë botërore mund të sjellin ndryshimin më të madh se si Amerika bën tregti me pjesën tjetër të botës tash sa dekada.-transmeton arbresh.info.

Ai ka kërcënuar prishjen e disa marrëveshjeve tregtare dhe ka sugjeruar largimin e SHBA-ve nga Organizata Botërore e Tregtisë.

4. Rishikim i marrëveshjes bërthamore

Për presidentin Obama, marrëveshja e cila ia hiqte sanksionet Iranit për mos shfrytëzimin e resurseve bërthamore për armë ishte një kuptim historik. Mirëpo për presidentin aktual të SHBA-ve, kjo është marrëveshja më e keqe e cila është negociuar.

Prishja e kësaj marrëveshje do të sillte ndryshime të shumta në Lindjen e Mesme duke qenë se Irani është njëra ndër vendet më me ndikim në këtë rajon.

5. Rishikim të marrëvshjeve për ndryshimet klimatike

Presidenti Trump ka njoftuar se do ta anulojë Marrëveshjen Klimatike të Parisit brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij dhe do të bëjë të pamundurën të tërheqë të gjitha regulacionet e prezantuara nga presidenti Obama.

Trump pos tjerash ka mohuar fenomenin e ngrohjes globale duke e quajtur atë si fiksional./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme