Edhe pse në mungesë të lojtarëve kyç, AC Milan ka regjistruar fitore me rezultat minimal në ndeshjen e së shtunës si nikoqir.
Skuadra e trajnerit Vincenzo Montella ka shënuar fitore me rezultat 1 me 0 në ndeshjen e xhiros së 29 në Serie A kundër Genos në “Giuseppe Meazza”, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Mati Fernandez, i cili ishte golashënuesi i vetëm në ndeshje, i siguroi tre pikë skuadrës së tij me golin e shënuar në minutën e 33′ pas asistimit nga Gianluca Lapadula.
Pas kësaj ndeshje, Milan qëndron në pozitën e gjashtë në Serie A me 53 pikë, dy më pak se Interi në pozitën e pestë./arbresh.info
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...