Google ADS

LSDM nuk pret pengesa për zgjedhjen e kryeparlamentarit

20:35 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Një ditë pas dorëzimit të nismës për vijimin e seancës konstitutive të kuvendit, LSDM-ja shprehet e bindur se Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime do të formohet të martën, ndërsa pa vonesa do të zgjidhet e kryeparlamentari i ri.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski theksoi se brenda pak ditësh Zaev në takim me liderët shqiptarë, do të vendos edhe për emrin e kreu të ri të legjislativit.

“Përfliten emra nga të gjitha subjektet politike. Secila parti politike ka kandidat dhe dëshiron që ky post t’i takojë partisë të cilës i takon. Pra kandidat ka edhe LSDM-ja, edhe Besa, BDI-ja, sigurisht edhe Aleanca për Shqiptarët, por prapëseprapë politika nënkupton kompromis për atë që do të vendosin. Por më e rëndësishme është të kemi kandidat kredibil, kryetar i cili do të mund në mënyrë të denjë ta udhëheq Parlamentin, të menaxhojë marrëdhëniet mes subjekteve politike, ta kthejë besimin te Parlament”, deklaroi Spasovski.

Protestat dhe kërcënimet e VMRO-së, Spasovski vlerëson se nuk do të mund t’i pengojnë zgjedhjet në institucione. Ai edhe një herë i bëri thirrje Presidentit Gjorgje Ivanov që të vetëdijesohet dhe të respektojë obligimet kushtetuese për ndarjen e mandatit, raporton Alsat-M.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme