Google ADS

Melani Trump preferon takat marramendëse (FOTO)

19:14 | 18 Mars 2017
M. A.

Jimmy Choo është njëri ndër dizajnuesit më të mirë të takeve në botë, të cilat dëshirojnë t’i bartin damat botërore.

Në koleksionin e tij veçanërisht shquhet modeli “Anouk”, të cilin e karakterizon taka e lartë prej 12 centimetrash.

Këto këpucë mund të shihen shpesh në tepihët e kuq, ndërsa me to mund të ecin vetëm femrat me përvojë të madhe të ecjes në taka të larta si Jennifer Lopez ose Tayor Swift.

Për shkak të takeve të larta mbajtja e balancës mund të vështirësohet në sipërfaqe të rrafshët, ndërsa sfiduese paraqitet në terren jo të rrafshët.

Por, kjo duket se nuk është problem për damën e parë të SHBA-ve, e cila me këpucët “Anouk”, pa kurrfarë vështirësish shëtit nëpër bari para Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë që së bashku me bashkëshortin Donald dhe të birin Baron të nisej në fluturimin për Florida.

Në ecjen elegante atë nuk e pengon as toka e acartë dhe bora, të cilat janë të pranishme ende në disa pjesë të SHBA-ve.

61340565_5756 61340567_2366 61340564_6913

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme