Zemrat më të shëndosha në botë i ka populli bolivian Chimane, i cili jeton në rajonin përreth lumit Maniqui në malet e Amazonës, thonë shkencëtarët.
Pothuajse asnjë pjesëtar i këtij popullit nuk ka probleme me zemër, kanë bërë të ditur shkencëtarët në studimin e publikuar në revistën medicinale britanike “The Lancet”, transmeton BBC.
“Kjo është një popullatë e pabesueshme, me ushqim krejtësisht tjetër dhe mënyrë të jetesës”, thonë shkencëtarët, transmeton KosovaPress.
Populli Chimane, rreth 16.000 sish, janë gjuetarë, peshkatarë dhe bujq. Mënyra e tyre e jetesës është e ngjashme me civilizimet para disa mijëra vitesh.
Ekipi i shkencëtarëve dhe mjekëve iu janë nevojitur disa fluturime me aeroplan dhe vozitje me kanu për të arritur deri te lumi Maniqui në malet e Amazonës./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...