Cristiano Ronaldo edhe një super asistues

17:08 | 18 Mars 2017
Arbresh Info

Superylli Cristiano Ronaldo vazhdon të shkëlqej te gjiganti spanjoll.

Real Madridi ka kaluar në epërsi në ndeshjen e xhiros së 28 në La Liga si mysafirë ndaj Athletic Bilbaos, shkruan portali arbresh.info. Goli i epërsisë erdhi nga sulmuesi qendror Karim Benzema në minutën e 25′ të ndeshjes.

Asistues i golit nga reprezentuesi francez ishte sulmuesi Cristiano Ronaldo, i cili ka regjistruar tani asistimin e 50-të në La Liga që nga sezonit 2012/13.

Asnjë lojtar i Real Madridit deri tani nuk ka krijuar aq asistime sa portugezi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme