Tifozët e Zvezdës djegin flamurin shqiptar në Milano (FOTO)

16:53 | 18 Mars 2017
Arbresh Info

Tifozët e skuadrës serbe Crvena Zvezda në Milano i kanë vënë flakën flamurit të Shqipërisë dhe kanë brohoritur parulla se “nuk ka shitje të Kosovës”.

Në rrjetet sociale ka dalë fotografia e grupit të tifozëve vandal të Zvezdës, të cilët kishin shkuar në Milano për të mbështetur ekipin e tyre.

Skuadra e tyre luajti kundër Olimpisë në kuadër të Euroligës.

Në fotografi shihet se si vandalët e “Delija” ndezin flamurin shqiptar.

https://twitter.com/SerbianUltras/status/842779645997174789

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme