Google ADS

Katy Perry fiton gjyqin

16:39 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Pesë motra akuzuan këngëtaren e njohur Katy Perry se praktikon magjinë e zezë, nisur nga fakti që Katy kërkonte të blinte pronën e tyre (manastir) me një çmim prej 9.3 milionë paundësh.

Paçka se çmimi ishte mjaft i lartë, motrat nuk pranuan që Perry të bëhej pronare sepse fillimisht ishte e papërshtatshme dhe më pas, gjetën një tjetër pronare.

“Nuk më pëlqen Katy Perry. Kam parë gjëra në internet që ajo bën dhe nuk janë fare të mira. Është e shpifur!” – është shprehur njëra prej murgeshave.

Gjykatësja Stephanie Bowick ka dhënë ditën e sotme vendimin përfundimtar të procesit gjyqësor dhe ka shpallur të paligjshëm vendimin e motrave për t’ia shitur manastirin gruas së panjohur pasi ato nuk kanë asnjë të drejtë juridike për të shitur manastirin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme