Angelina Jolie kërkon mbështetje më të madhe për Kombet e Bashkuara

16:16 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Aktorja e Hollywood-it dhe humanistja e madhe Angelina Jolie ka mbajtur një fjalim para organizatës diplomatike në Gjenevë dhe i ka bërë thirrje botës që të rrisë mbështetjen për Kombet e Bashkuara.

Ajo ka porositur se është krenare që është amerikane dhe se nuk guxon që të harrojë funksionin e Kombeve të Bashkuara, dhe kjo është mbajtja e paqes dhe sigurisë në botë.

“Sot duhet të pyesim – a jemi duke përmbushur këtë mision? Kombet e Bashkuara na ka dhënë fillimin, e ne çfarë kemi bërë? E kam të qartë se kemi bërë hapa të mëdhenj. Megjithatë, marrëveshjet tona dhe institucionet janë të fuqishme vetëm aq sa është i fuqishëm vullneti ynë për t’i mbrojtur. Nëse nuk e bëjmë këtë, për çfarëdo arsyeje, do të lëmë një botë të errët dhe jo stabile brezave, të cilët vijnë pas nesh”, ka porositur ndër të tjera Angelina në fjalimin e saj.

Ndryshe, aktivistja Jolie udhëton në vende të ndryshme të botës për të ndihmuar njerëzit në rajonet e prekura nga lufta dhe varfëria./Arbresh.info/

Të ngjashme