Koha është gjithçka. Sperma mund të jetojë për dy deri në tre ditë, por veza është në qarkullim për vetëm 12 deri në 24 orë.
Për të rritur gjasat e konceptimit, është e rëndësishme që të bëhen marrëdhënie më shumë se një herë në kohën e ovulacionit. Një qasje e mirë është që të keni marrëdhënie seksuale një ose dy ditë përpara ovulacionit dhe përsëri në ditën e ovulacionit. Në këtë mënyrë, ka më shumë të ngjarë të keni një furnizim të shëndetshëm me spermë që pret në tubin fallopian (tubat uterine) për lëshimin e vezës. Natyrisht koha e saktë kur një grua ka ovulacion-in nuk është krejt e qartë. Gjithçka varet nga kohëzgjatja e ciklit menstrual. Zakonisht një grua e ka ovulacionin rreth 14 ditë para periodës së pasuese të saj dhe jo në mes të ciklit sikurse mendohet zakonisht. Nëse ju keni një cikël 28-ditor, atëherë do ta keni ovulacionin nga mesi i ciklit tuaj. Por në qoftë se keni një cikël 35-ditor, ovulacioni do të jetë afërsisht në ditën e 28¬të dhe jo të 17-të. Për të përcaktuar kohën kur ju jeni me më shumë gjasa për të qenë pjellore, provoni kalkulatorin tonë të ovulacionit.
Si mund ta di kur e kam ovulacionin?
Disa gra janë të vetëdijshme se kur e kanë ovulacionin. Të tjera nuk vënë re ndonjë ndryshim. Nëse mendoni të mbeteni shtatzënë, përpiquni ta studioni ciklin tuaj menstrual për disa muaj.
Disa shenja të imta të ovulacionit janë:
Ndjeshmëri e gjinjve; Ndjenjë e lehtë parehatie në mes të abdomen-it; Shtim i shkarkimeve vaginale në formën e një lëngu si e bardha e vezës; Rritje e temperaturës bazale.
Në qoftë se periodat e mia janë të parregullta, a do të jetë më e vështirë që të mbetem shtatzënë?
Shumica e grave kanë rreth 12 perioda në vit, por disa i kapërcejnë muajt apo nuk kanë farë ndonjë periodë. Stresi, ushtrimet e rënda, humbje dramatike e peshës ose shtim i saj, të gjitha këto mund të shkaktojnë ndërprerje të periodave tuaja. Sa më të parregullta të jenë periodat, aq më e vështirë është të parashikohet ovulacioni. Ju mund të kuptoni se cilat janë ditët që ju jeni më pjellore duke ndjekur çdo muaj se kur e keni ovulacionin për çdo muaj.
Kalkulatori i ovulacionit
Kalkulatori i ovulacionit ju ndihmon të zbuloni se kur ju keni gjasa që të keni ovulacionin dhe të rritni shanset për të mbetur shtatzënë. Le të themi që cikli juaj është 28 ditë një muaj, 21 ditë në muajin pasues, 32 ditë në tjetrin. Mbani shënim të cikleve tuaj menstruale për disa muaj. Pastaj zbrisni 17 nga cikli juaj më i shkurtër dhe 11 nga cikli juaj më i gjatë. Ditët midis këtyre të dyjave janë ato në të cilat ju keni më shumë gjasa të jeni pjellore. Në qoftë se ciklet tuaja janë të parregullta dhe më shumë se 35 ditë ose më shumë, duhet të mendoni për një vizitë tek një specialist i pjellorisë për të kontrolluar për shkaqe të tjerë të një cikli të parregullt, si sindroma policistike e vezoreve (policistike e ovareve sindroma), mosfunksionim i vezoreve, çrregullime të tiroideve, humbje të tepruar e peshës ose një nivel të shtuar të prolaktinës.
A nuk mundemi të provojmë e të shikojmë çfarë ndodh?
Natyrisht, juve nuk duhet ta masni temperaturën bazale apo të mbani ditarë të ndërlikuar në qoftë se nuk dëshironi. Madje nuk është e nevojshme as të arrini një orgazëm që të mbeteni shtatzënë. Provoni të bëni seks dy herë në javë dhe me siguri që ligji i mesatares do të mbizotërojë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...