Lenovo prezanton softuerin e ri DX8200D

13:39 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Kompania Lenovo të shtunën prezantoi softuerin e ri të definuar për sistemin e ruajtjes (SDS), i cili përdorë platformën e vet të fuqishme të serverit, në kombinim me softuerin e avancuar për virtualizimin e sistemit të ruajtjes dhe multi-core I/O SANsimphony nga kompania DataCore Sotware.

Kjo prezanton iniciativën e kompanisë Lenovo për adoptimin e teknologjisë së të dhënave të definuara të qendrës, e cila klientëve iu ofron përparësi të dukshme, si dhe shpenzime më të vogla, transmeton KosovaPress.

Pajisja DX8200D ka potencial për uljen e shpenzimeve, përmes sigurimit të një pike unike për mbështetje.

Përmes interfejsit të centralizuar, DX8200D sigurinë mbrojtjen e të dhënave, shumëzimin, heqjen e kopjeve, kompresionin dhe mundësi tjera të sistemit të ruajtjes korporatave për një çmim më të ulët nga SAN tradicional.

Përmes DX8200D është e mundshme qasja 24-orë e mbështetjes, shtatë ditë në javë, e cila e karakterizon pikën e kontaktit me ekipin për mbështetje të Lenovo, si për çështje të harduerit, po ashtu edhe ato të softuerit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme