EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OPDMK, të shtunën, kanë realizuar performancën publike “Trotuare të qasshme për të gjithë”, përmes të cilit aktivitet kanë reaguar ndaj neglizhencës dhe pasivitetit të autoriteteve komunale në ndërmarrjen e masave adekuate për sigurimin e lëvizjes së lirë në trotuaret dhe rrugët kryesore të qytetit të Prizrenit për personat me aftësi të kufizuara.
Përmes këtij aktiviteti, në mënyrë simbolike përkatësisht duke vendosur një pjerrinë në një trotuar (në Urën e Arastës) në rrugën “Remzi Ademaj” është theksuar e drejta e PAK-ve për qasje dhe lëvizje të lirë dhe më të sigurt brenda zonës urbane.
Në hulumtimet e EC-it, viteve të fundit, qytetarët kanë veçuar si njërin prej shqetësimeve kryesore çështjen e lëvizjes së lirë në trotuare, gjëqë duhet të kenë një adresim nga institucionet përgjegjëse. Performanca publike “Trotuare të qasshme për të gjithë” është realizuar në kuadër të projektit “Prizreni, një qytet pa pengesa”.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti përfshinë ngritjen e pjesëmarrjes së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe të rinjve në projektimin e “Prizrenit pa pengesa”.
Ndryshe, projekti financiarisht përkrahet nga USAID nga programi E4E, dhe mbikëqyret nga ATRC derisa zbatohet nga EC Ma Ndryshe dhe OPDMK.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...