Parashikim: Stoke City – Chelsea

13:29 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Stoke City i Xherdan Shaqirit e pret Chelsean në rrugëtim drejt titullit të radhës në Ligën Premier.

Vendi: Britannia Stadium, Stoke

Koha: 18 mars (e shtunë), 16:00

stoke1-e1485017975187

Stoke City

Stephen Ireland, Glen Johnson dhe Jack Butland janë të gjithë jashtë lojës, teksa Mame Biram Diouf po ashtu është nëdyshim.

Xherdan Shaqiri është rikuperuar nga lëndimi në ije dhe pritet të jetë titullar.

Peter Crouch, Marko Arnautovic dhe Glenn Whelan të gjithë janë gati për të luajtur.

Chelsea

Victor Moses ka pësuar një lëndim në FA Cup në fitoren ndaj Manchster United, por është rikthyer në stërvitje.

Eden hazard nuk ka udhëtuar me ekipin dhe nuk do të luaj për Belgjikën, gjë që i sheh Pedron dhe Willianin të dytë duke startuar.

Cesc Fabregas do të shpresojë për të luajtur edhe pse Conte i beson Nemanja Maticit.

HULL, ENGLAND - OCTOBER 22:  Xherdan Shaqiri of Stoke City applauds suppoters after the Premier League match between Hull City and Stoke City at the KCom Stadium on October 22, 2016 in Hull, England.  (Photo by Nigel Roddis/Getty Images)

A e dini se?

Chelsea ka fituar 18 nga 21 ndeshjet e fundit në Ligën Premier

Janë shënuar më pak se tri gol anë 8 nga 9 ndeshjet e fundit të Stoke Cityt në Ligën Premier.

Chelsea është i pamposhtur në 19 nga 21 ndeshjet e fundit ndaj Stokes në të gjitha garat.

Stoke është i pamposhtur në 8 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Janë shënuar më pak se tri gola në tri përballjet e fundit të Stokes në shtëpi ndaj Chelseat.

stokecityvtottenhamhotspurpremierleague7nh9kj2go99x

Analiza

Stoke arriti të sigurojë një barazim pa gola në udhëtim te City dhe tash nuk ka humbje në seri. Stoke City është në një ecuri prej 8 ndeshjeve pa humbje në stadiumin Bet365 dhe ka rekord të mirë në shtëpi ndaj Chelseat.

Blutë e Londrës kanë fituar vetëm në një nga 4 udhëtimet e fundit në stadiumin e Stoke Cityt.

Stoke do të bëjë gjërat vështirë për Chelsean dhe me rikthimin e Xherdan Shaqirit nuk është çmenduri të mendohet një fitore e vendasve.

Parashikimi: Stoke City 2-0 Chelsea

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme