Google ADS

Basha thotë se pozita po kërcënon Shqipërinë me destabilizim

13:15 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të shtunën ka reaguar ndaj deklaratës së një dite më parë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili tha se protesta e opozitës po destabilizon vendin si në vitin 1997, duke thënë se kjo deklaratë paraqet kërcënim.

Në ditën e 30-të të protestës, kreu i PD shprehu vendosmërinë e opozitës për të vijuar protestën deri në largimin e kësaj qeverie.

“Sot ky njeri u thotë shqiptarëve o zgjedhje me krimin e drogën, ose përndryshe, ky kërcënon me destabilitet, ky dhe ustallarët që i vunë flakën Shqipërisë 20 vite më parë, sot kërcënojnë këtë lëvizje paqësore, demokratike dhe popullore”, ka thënë Basha.

Për më tepër ai i është drejtuar Ruçit se opozita me protestën e saj synon largimin e krimit dhe destabilizimit të vendit.

“Kujt i kujton ‘97 ti? Këtu është lëvizja më evropiane, më qytetare, më paqësore më demokratike për të shporrur krimin dhe kriminelët që janë destabilizimi. Surratsëzët, fytyra kriminale e Shqipërisë, turpi i Shqipërisë kërcënon popullin, këtë lëvizje qytetare dhe u thotë o të bëj zgjedhje fasadë, me krimin, me trafikantët, me deputetët dhe krerët e bashkisë, narkotrafikantë, përdhunues, vrasës me xhelatët e diktaturës ose do destabilizojë Shqipërinë, kë kërcënon mor surratsëz?”, tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme