Google ADS

Noel Le Graet rizgjidhet president i Federatës Franceze të Futbollit

12:35 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Noel Le Graet është rizgjedhur për katër vjet të tjera president i Federatës Franceze te Futbollit (FFF) gjatë asamblesë zgjedhore te FFF zhvilluar të shtunën në Paris.

Bretoni 75-vjeçar, në post që nga viti 2011, ka siguruar 57,4% te votave, kundrejt Jacques Rousselot (41,9%), Eric Thomas (0,5%) e David Donadei (0%).“Ishte një ekip që bëri diferencën”, theksoi Noël Le Graët nga podiumi pas zgjedhjes se tij.  “Ju faleminderit për besimin tuaj, jam i nderuar që do të vazhdoj ketë mision të rëndësishëm, shumë të rëndësishëm”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme