Policia ruse është duke hetuar personin, i cili të shtunën ka dërguar një alarm të rrem për vendosjen e eksplozivit në stacionin hekurudhor Kursk në Moskë, për shkak të të cilës më shumë se 200 persona janë evakuuar nga hapësirat e stacionit.
“Nuk është gjetur kurrfarë eksplozivi gjatë kërkimit të hapësirës. Stacioni hekurudhor po punon si zakonisht. Policia ka ndërmarrë masa për identifikimin dhe arrestimin e personit që ka dërguar alarmin e rrejshëm anonim”, thuhet në komunikatën e Shërbimit të Njësisë për komunikacion të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse, transmeton TASS.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...