Gjermania ka kërcënuar politikanët turq se do t’ua ndalojë paraqitjet publike. Ky është zhvillimi i fundit në përshkallëzimin e tensioneve në mes të Ankarasë zyrtare dhe Evropës.
Kriza diplomatike nisi kur Holanda dhe Gjermania refuzuan që të lejojnë ministrat turq tu drejtohen diasporës turke, për referendumin e 16 prillit, që pritet të rrisë kompetencat e presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan është përgjigjur duke akuzuar Gjermaninë për “praktika naziste” dhe ka fajësuar Holandën për masakrën në Srebrenicë më 1995.
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i ka thënë revistës Der Spiegel se Berlini do të “ndërmarrë masat e nevojshme nëse Ankaraja nuk i bindet ligjeve gjermane”.
“Ata që kalojnë vijën nuk mund të pretendojnë se mund të propagandojnë këtu qëndrimet e tyre politike”, është shprehur Gabriel.
Më 17 mars, Turqia ka kërcënuar se do të dërgojë 15 mijë refugjatë në Bashkimin Evropian dhe ka paralajmëruar se mund të anulojë marrëveshjen me BE-në, për të ndalur fluksin e refugjatëve në bllok.
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...