E vërteta e dasmës së Ledion Liços dhe Sara Hoxhës

10:12 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Prezantuesi Ledion Liço dhe trashëgimtarja e Top Medias Sara Hoxha zunë vend sot në media mbi një martesë të mundshme.

Portalet në Shqipëri shkruajtën se çifti do kurorëzojnë dashurinë këtë verë pas ardhjes në jetë të djalit, London Noor.

Megjithatë, në këtë informacion nuk ka asgjë të vërtetë.

Ka qenë vetë Ledioni që përmes Instagramit ka mohuar raportimin, raporton Prive.al.

‘Jo ne nuk po martohemi. Të paktën jo këtë vit’ – ka deklaruar prezantuesi në InstaStory.

Ai mes tjerash e ka përdorur epitetin e ‘fake news’ apo lajmit të rremë, të vënë në trend të diskursit nga Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme