Tetë mijë pjesëtarë do t’i ketë ushtria e Kosovës, prej të cilëve tre mijë do të jenë rezervë, e cila po synohet të krijohet nëpërmjet një ligji të ri. Buxheti për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës është 51 milionë euro, përderisa për çdo vit do t’i shtohen edhe nga 5 milionë euro.
Ushtria e Kosovës e cila po mëtohet të krijohet nëpërmjet një ligji të ri, të hartuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pritet t’i ketë gjithsej 8 mijë pjesëtarë, 5 mijë prej të cilëve në komponentën aktive dhe 3 mijë në atë rezervë.
Kështu përcakton projektligji i hartuar për transformim të FSK-së në ushtri, të cilin e ka siguruar të plotë gazeta “Zëri”. Në këtë projektligj pos kësaj thuhet se FSK-ja si ushtri do ta ketë për detyrë që ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe do të furnizohet me armatim aq sa ia kërkon nevoja.
Nga ana tjetër, zyrtarë brenda Ministrisë së FSK-së kanë thënë se Qeveria ka ndarë 51 milionë për MFSK-në, ndërkohë që për forcën e re pritet të shtohen nga 5 milionë për çdo vit. Kurse, ekspertët e çështjeve ushtarake dhe atyre të sigurisë konsiderojnë se nisma për krijimin e ushtrisë duhet të çohet përpara, sado që është mjaft e vonuar. Megjithatë, sipas tyre raportet me ndërkombëtarët nuk duhen të cenohen në asnjë mënyrë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...