Ky është ”produkti magjik” që i bën fëmijët më inteligjentë

07:01 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Të gjithë prindërve u pëlqen të mburrin fëmijët e tyre, t’u tregojnë të tjerëve që ata janë më të mirët në shkollë, lexojnë libra dhe zgjidhin ekucaione me shumë faktorë, me pak fjalë duan të tregojnë që fëmijët e tyre janë të zgjuar.

Kjo dëshirë e tyre nuk varet domsdoshmërisht nga faktori gjenetik apo ndonjë mrekulli e nënës Natyrë. Sipas një studimi të ri fëmijët që konsumojnë vaj peshku mund të përmirësojnë në mënyrë të konsiderueshme aftësinë për të lexuar në vetëm 3 muaj.Hulumtuesit shkencorë nga University of Gothenburg  në Suedi, kryen një eksperiment tek 154 fëmijë të moshës 5-10 vjeç të cilët i ndanë në dy grupe.

Të dy grupet  ndoqën të njëjtën dietë ushqimore, por grupit të parë iu shtuan edhe kapsula me vaj peshku gjatë javës.Më pas u kryen një sërë testesh memorizuese për të matur aftësinë e fëmijëve në të mësuar. Fëmijët që morën kapsulat me vaj peshku shfaqën përmirësime në të lexuar, në zgjidhjen e ekuacioneve dhe në mësimin e fjalëve të reja të gjuhës duaj që po mësonin. Sipas autorit kryesor të këtij studimi Mats Johnson, duhet realizuar një studim i dytë për të konfirmuar rezultatet e të parit, megjithatë janë rezultate shumë premtuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme