Arian Çani: Këtu vjen era m*t, ju doni të bëni veting!

01:21 | 18 Mars 2017
Trina Galanxhi

Gazetari Arian Çani mbrëmjen e sotme e ka nisur emisionin e tij “Zonë e Lirë” me një shpërthim. Çani tha se në Shqipëri vjen era fekale, ndërsa mazhoranca me BE-në duan të bëjnë veting.

“Kur erdha në punë sot, eca pak në këmbë në periferi. Kisha kohë që nuk kisha ecur dhe t’ju them diçka. Mbante era m*t, sepse pusetat nuk ishin mbyllur. Një era mut e përhapurgjithandej. Unë e urrej si fjalë.
E kam seriozisht këtë, por era e mutit e përhapur gjithandej, nuk ishte hera e parë që era e mutit ishte përhapur gjithandej.

Si ka mundësi thashë, që e gënjejnë këtë popull i flasin për fondet e BE dhe për Vettingun! Kur era e mutit është kudo! Dhe këta flasin për veting.

E dini çfarë është vetingu? Ai procesi që bëjnë veterinerët për të ndarë delet. I rreshtojnë delet dhe veterineri thotë, kjo këtej, kjo andej. Kjo për mish, kjo për lesh, kjo për qumësht. Dhe duan të bëjnë veting këtu, ku mban era m*t. Të pastrohet muti! (Bërtet) Ej ka plasur era e fekaleve! Ka plasur era e fekaleve! Madje edhe këtu mban pak era m*t!”, u shpreh Çani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme