A ka ndryshuar Barcelona pas ndeshjes me PSG-në?

23:54 | 17 Mars 2017
M. A.

Gerard Pique nuk është ngopur me tituj

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mendon se rikthimi historik ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, ka motivuar edhe më shumë katalanasit për ta mbyllur vitin në mënyrën më të mundshme.

Barcelona tashmë ka fituar tripletën dy herë në histori të klubit, që të dyja në 10 vitet e fundit dhe mbrojtësi Gerard Pique dëshiron që katalanasit ta përsërisin këtë sukses.

“Pas atij rikthimi të jashtëzakonshme, do të ishte e mrekullueshme që ta fitojmë krejtësisht Ligën e Kampionëve”, tha Pique.

“Ne duam që të fitojmë tripletën këtë sezon dhe për këtë do të luftojmë deri në fund”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme