Liam Payne ka treguar se këngëtarja britanike Cheryl, me të cilën aktualisht janë duke pritur fëmijën e tyre të parë, ka qenë vajza e ëndrrave të tij qysh kur ka qenë i vogël.
23 vjeçari në një intervistë ka folur për dashurinë që e ndjen ndaj Cheryl, duke e komentuar si grua të mrekullueshme, shkruan DailyMail.
“Natyrisht se unë e kam të dashurën më të bukur në botë dhe ajo është absolutisht e mrekullueshme”, ka thënë ndër të tjera Liam.
Ai ka thënë se këngëtarja i ka pëlqyer qysh kur ka qenë adoleshent dhe para se të bëhej i famshëm.
“Është e mahnitshme që të kesh dikë me të cilin mund të lidhesh në kaq shumë gjëra, dikë që ka bërë hapa më të mëdha se unë. Karriera e saj si solo artiste ka qenë e mrekullueshme. Ajo ka është pjesë e industrisë tash e 14 vite. Ajo më mbështet mua plotësisht. Jemi shumë të lumtur. Është një kohë shumë personale dhe e çmuar për ne. Jam ende duke mësuar. Unë jam vetëm 23 vjeçar”, ka shtuar ai.
Çifti fillimisht u takua në shoun televiziv X Factor, kur Liam ishte një person i ndrojtur që aspironte të bëhej këngëtar, ndërsa Cheryl ishte një yll i suksesshëm, atë kohë 26 vjeçare, anëtare e jurisë së bashku me Simon Cowell dhe Danni Minogue.
Cheryl 33 vjeçare dhe Liam Payne 23 vjeçar, kanë treguar për romancën e tyre në shkurt të vitit 2016 teksa shumë të entuziazmuar po e presin lindjen e fëmijës.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...