Trajneri i Manchester Cityt ka mohuar spekulimet për ndryshime të mëdha në skuadër.
Pas eliminimit nga Monaco në Ligën e Kampionëve, kanë nisur spekulimet se Pep Guardiola do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër, duke shitur një numër të madh të futbollistëve, ku më pas do të bënte investime në vlerë prej 600 milionë eurove për të përforcuar ekipin.
Por vetë spanjolli ka mohuar këto zëra duke thënë se ai do të koncentrohet në skuadrën aktuale që ka dhe beson se me këtë grup të lojtarëve të rinj mund t’ia dalë të ketë suksese në të ardhmen, transmeton KosovaPress.
“Njerëzit krijojnë pritshmëri të mëdha, por duhet ta dimë se në këtë kompeticion të gjitha skuadrat janë të forta”, ka deklaruar Pep në konferencë për media. “Në Angli duhet pasur kujdes për këtë gjë”.
“Shumë futbollistë të skuadrës sime kanë luajtur për herë të parë në Ligën e Kampionëve dhe ata kanë kohë që të mësohen. Sezonin tjetër do të jemi më të fortë”.
“Kam lexuar për raportime që ne do të ndryshojmë 12 apo 13 futbollistë. Por kjo është e pamundur në ditët e sotme. Duhet të jeni më të përgjegjshëm para se të flisni gjëra të tilla. Të gjithë lojtarët janë ende nën kontratë dhe ne nuk mund vetëm t’i largojmë pasi që shpenzimet në këtë mënyrë do të shkonin deri në 500 apo 600 milionë funte”, ka sqaruar Guardiola.
City këtë javë ndeshet me Liverpoolin në Premier Ligë.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...