Një nga devijimet më të rrezikshme në këtë krizë politike është mundësia që ajo të kthehet në krizë ndëretnike dhe gjeopolitike, thotë Bujar Osmani në emisionin “Click Plus” në TV21.
Ai në debatin e djeshëm theksoi se ekzistojnë grupe në rajonin, interesi i të cilëve është destabilizimi i Maqedonisë si dhe ta pengojnë procesin e integrimit të saj në BE. Ndër tjerash, Osmani tha se nuk ka rrezik nëse kryetari i Kuvendit është shqiptar.
“Tabu e tillë ka qenë pyetja e ministrit të mbrojtjes, shqiptar, derisa nuk ndodhi, dhe pastaj u pa se nuk ka asgjë të keqe këtu. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, për të parë se nuk ka rrezik nëse kryetari i Kuvendit është një shqiptar ose një shqiptar të udhëheqë çfarëdo funksion në shtet”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski thotë se avancimi i procesit të përdorimit të shqipes nuk e cenon unitaritetin e shtetit. Ai mendon se nuk mjafton vetëm një prokurori por një Agjenci e tërë për të luftuar korrupsionin.
“Ky komision të cilin e kemi tani është për korrupsion, jo kundër korrupsionit. Madje, na nevojitet një organ më serioz, siç do të ishte një Agjencion i cili do të luftojë korrupsionin, me autorizime më të mëdha jo vetëm në pjesën e ngritjes së aktit penal por edhe në pjesët e tjera të hetimit, të ngritjes së proceseve ose procedurave për masa konkrete për persona të caktuar”, u shpreh Damjan Mançevski, Nënkryetar i LSDM-së.
Profesori Dragi Rashkovski thotë se 90% e qytetarëve të Maqedonisë do të pajtohen që të zgjidhet çështja e gjuhës, nëse marrin rrogë prej 2000 eurosh.
“Në vend të parë, qytetarët kanë nevojë për para, pastaj përsëri para, në vend të tretë u duhen para, dhe në vend të katërtë, të kenë mirëkuptim mes vetes. Nëse në shtëpi nuk keni para, atëherë nuk do të keni as mirëkuptim, e ju mund të flisni si të doni”, tha Dragi Rashovski, Profesor në Fakultetin Juridik.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...