Konsumimi i vezëve vazhdon të mbetet pjesë e debateve. A duhet të konsumohen çdo ditë? A ndikojnë në humbjen e peshës? A ndikojnë në rritjen e kolesterolit?
Është fakt i pamohueshëm, që për një kohë të gjatë vezët kanë qëne pjesë e polemikave rreth shëndetit, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, vezët janë ushqim i pasur me përfitime të mëdha shëndetësore. Ja në cilat pjesë të trupit ndihmojnë ato.
Eshtrat dhe muskujt
Të pasura me vitaminë D, vezët ndihmojnë në mbajtje e shëndetshme të eshtrave. Gjithashtu ndihmojnë për të njerëzit që bëjnë ushtrime fizike, pasi janë të pasura me protesina.
Virtytet kozmetike
Nuk është e thënë që vezët janë vetëm për t’u gatuar. Në të vërtetë ato ndihmojnë edhe në mirëmbajtjen e lëkurës. E bardha e vezës forcon poret dhe largon bakteriet nga fytyra. Rikthen shkëlqimin, vitalitetin dhe forcon lëkurën.
Të pasura me minerale
Keni nevojë për hekur dhe zink? Atëherë ju duhet të hani vezë. Vezët përmbajnë zink, hekur, vitamina D,A,E,B2 dhe B12. Gjithashtu janë antioksidantë që parandalojnë plakjen e lëkurës, sëmundjet kardiovaskulare dhe parandalojnë disa lloje të kancerit.
Mbrojtja e syve
Vezët janë të pasura me luteinë, e cila mbron sytë nga rrezet e diellit dhe parandalon rrezikun e sëmundjeve të syrit.
Dieta
Është e këshillueshme që vezët të konsumohen si pjesë e dietave. Në të vërtetë, përveç të qënit një burim i përfitimeve shëndetësore, ato gjithashtu arrijnë të ju mbajnë të ngopur dhe nëse dëshironi që të humbisni peshë, atëherë mjafton të shmangni ushqimet tjera duhet konsumuar vezë./Arbresh.info
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...