Gjithkush e di se, kur jemi të sëmurë, nga çaji i ngrohtë ose supa ndihemi shumë më mirë. Megjithatë, janë disa ushqime që nuk janë aleatë në luftën kundër ftohjes, por mund intensifikojnë simptomat edhe më shumë.
1. Lëngje frutash të blera
Lëngjet e frutave të shtrydhur janë të pasura me vitamina dhe minerale, që për trupin e sëmurë janë të domosdoshme, por kjo nuk vlen për lëngjet e blera. Gjegjësisht pije të tilla përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit që lidhen me qelizat e gjakut, dhe nga trupi vitaminat “vjedhin” ku si pasojë dëmtojnë sistemin imunitar.
2. Ushqimet e skuqura
Ushqimet e skuqura nuk janë të shëndetshme edhe kur ne jemi të shëndetshëm, prandaj vetëm paramendoni se janë të dëmshme për trupin e dobësuar nga virusi. Ato janë të mbushura me acide të ngopura yndyrore, që janë të vështira për tretje, dhe mund të çrregullojnë në mënyrë të konsiderueshme sistemin e tretjes së organizmit, i cili gjatë sëmundjes edhe ashtu nuk punon me kapacitet të plotë.
3. Kafeja
Kur jemi të sëmurë duhet të intensifikojmë futjen e lëngjeve. Kafeja, përkatësisht kafeina si përbërës kryesor i pijes së dashur të zezë, vepron si diuretik i fuqishëm, i cili mund të shkaktojë dehidrim të trupit që tashmë është dobësuar.
4. Ushqimet turshi
Ushqimet turshi mund të irritojnë tashmë mukozën e sëmunrë në lukth, që mund të rrisë më tej simptomat e sëmundjes. Në këtë grup përfshihen perimet turshi, agrumet, sidomos portokalli dhe domatja në të gjitha format e saj. Agrumet preferohet të shtrydhen dhe të përzihen me pije të nxehta dhe mjaltë.
5. Alkooli
Ashtu si kafeja, alkooli “largon” lëngjet nga trupi dhe kështu mund të shkaktojë dehidrim, ndërsa përzierja e alkoolit dhe ilaçeve të caktuara mund të zvogëlojë veprimin e tyre. Edhe pse hulumtimet konfirmojnë se një gotë verë gjatë një vakti e rrit imunitetin, kur jeni të sëmurë atë zakon hiqeni dhe zëvendësojeni atë me një gotë lëng ose çaj.
6. Produktet e qumështit
Edhe pse produktet e qumështit përmbajnë proteina dhe vitaminë D, e cila ndihmon të forcimin e trupit, poashtu e rrisin sekretimin natyror të mukusit në trup që mund të forcojë më tej kollitjen./GazetaExpress/.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...