Google ADS

Norman: Shqipëria në moment kritik për zgjedhjet e lira

20:50 | 17 Mars 2017
Trina Galanxhi

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, i konsideron zgjedhjet e 18 qershorit një moment kritik për Shqipërinë.

Duncan Norman: “Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, megjithatë kur afrohen zgjedhjet është edhe një periudhë e mirë që të gjitha forcat të përqëndrohen tek zgjedhjet e lira dhe të drejta si dhe tek pjesëmarrja sa më e gjerë në to. Për t’u integruar në BE zgjedhjet e lira dhe të drejta janë një temë shumë e rëndësishme. Ja pse ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe një çështje me rëndësi për të ardhmen e saj”.

Në një bashkëbisedim në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-britanike pas brexit në Institutin Shqiptar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ambasadori britanik theksoi se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një rajon i rëndësishëm për Britaninë e cila do të jetë mikëpritësja e samitit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2018, si pjesë e proçesit të Berlinit.

Duncan Norman: “Britania do të angazhojë më shumë burime për rajonin, më shumë para, kohë dhe diplomatë dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë. Shqipëria ka një rëndësi për Britaninë e Madhe, dhe kjo edhe per arsye negative. Shqiptarët kontrollojnë 50 % të tregut të kokainës në Britaninë e Madhe si dhe janë shumë të përfshirë në trafikimin e drogërave të tjera gjithashtu.

Ambasadori Norman tha se shqiptarët përbëjnë një nga grupet më të mëdha që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Britani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme