Nesër do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët të peticionit kundër privatizimit të Kinemasë së qytetit të Pejës “Jusuf Gërvalla”.
Për këtë iniciativë të cilës i janë bashkangjitur shumë vullnetarë të Pejës, do të përdoren 5 lokacione në qytet, për mbledhjen e nënshkrimeve.
Nënshkrimet do të mblidhen në këto pika:
1) Qendra e qytetit,
2) Universiteti “Haxhi Zeka”,
3) Stacioni i autobusëve,
4) Qarshia e gjatë,
5) Kinemaja “Jusuf Gërvalla”.
Pikat e peticionit do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 10:00 deri në 15:00, deri më 28 Mars, transmeton KosovaPress.
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...