Zbulohet mënyra më e shpejtë për konfirmimin e autizmit?

19:31 | 17 Mars 2017
Arbresh.info

Shkencëtarët, të cilët kanë punuar në testin eksperimental për autizëm, pohojnë se studimi i tyre mund ta detektojë këtë gjendje me vërtetësi prej 96 për qind, duke marrë mostrat e gjakut të pacientëve.

Zbulimi është publikuar në PLoS Computational Biology dhe është i fundit në një sërë tentimesh për të gjetur testin e gjakut për diagnostifikimin e çrregullimeve nga spektri i autizmit, i cili godet një në 68 fëmijë. Shkaktari edhe më tej mbetet mister.

Autizmi përfshin një spektër të gjerë të çrregullimeve nga mos komunikimi i rëndë e deri te simptomat më të lehta.

Mjekët diagnozën zakonisht e bëjnë duke shikuar sjelljen e fëmijës. Për shkak të kësaj shumë fëmijë diagnozën e marrin rreth moshës 4-vjeçare, ndonëse ekspertët më të shkathët simptomat mund t’i vërejnë shumë më herët.

Studimi, i cili është udhëhequr nga dr. Jurgen Han nga Instituti politeknik Rensler, ka matur nivelin e 24 proteinave të lidhura me autizmin në gjakun e pacientëve, ndërsa shkencëtarët thonë se ekziston baza e dyshimit se kombinime të caktuara të nivelit të këtyre proteinave janë karakteristike për autizmin.

Ata ende nuk munden me siguri të konfirmojnë se këto janë specifikat për autizëm, por ky zbulim ngjall shpresat për diagnostifikim të hershëm të këtij çrregullimi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme